English [en]   català [ca]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   فارسی [fa]   français [fr]   italiano [it]   日本語 [ja]   한국어 [ko]   lietuvių [lt]   Nederlands [nl]   polski [pl]   русский [ru]   Shqip [sq]   українська [uk]   简体中文 [zh-cn]   繁體中文 [zh-tw]  

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

GNU është i vetmi sistem operativ i zhvilluar për t’u dhënë liri përdoruesve të tij. Ç’është GNU-ja, dhe ç’liri është në lojë?

Ç’është GNU-ja?

GNU-ja është një sistem operativ software i lirë—pra, që respekton lirinë e përdoruesit. Zhvillimi i GNU-së bëri të mundur përdorimin e një kompjuteri pa software që nëpërkëmbin lirinë tuaj.

Këshillojmë versione të instalueshëm të GNU-së (më saktë, shpërndarje GNU/Linux) që janë plotësisht software i lirë. Më tepër mbi GNU-në gjeni më poshtë.

Ç’është Lëvizja Për Software-i i Lirë?

Lëvizja për software të lirë lufton që përdoruesit e kompjuterit të fitojnë lirinë që sjell software-i i lirë. Software-i i lirë vendos përdoruesit në kontroll të punës së tyre me kompjuter. Software-i jo i lirë i vendos përdoruesit nën pushtetin e zhvilluesit të software-it. Shihni videon shpjeguese.

Ç’është Software-i i Lirë?

Software i Lirë do të thotë që përdoruesit janë të lirë të xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë software-in.

Software-i i Lirë është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë falas”.

Më saktë, software i lirë do të thotë që përdoruesit e një programi gëzojnë katër liritë thelbësore:

  • Liria për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi (liria 0)
  • Liria për të studiuar se si punon programi, dhe për ta përshtatur për nevojat tuaja (liria 1). Hyrja në kodin burim është parakusht për këtë.
  • Liria për të rishpërndarë kopje, që kështu të mund t’i vini në ndihmë fqinjit tuaj (liria 2).
  • Liria për të përmirësuar programin, dhe për t’ia dhënë përmirësimet tuaja publikut, që kështu të përfitojë tërë bashkësia (liria 3). Hyrja në kodin burim është parakusht për këtë.

Zhvillimet në përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve i kanë bërë këto liri edhe më të rëndësishme tani se ç’qenë më 1983-shin.

Sot lëvizja për software të lirë shkon më tej se zhvillimi i sistemit GNU. Shihni sajtin e Free Software Foundation-it për më tepër të dhëna mbi çka bëjmë, dhe për një listë rrugësh se si mund të ndihmoni.

Më tepër rreth GNU-së

GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in. Kjo do të thotë që është një grumbull i mjaft programeve: aplikacione, librari, mjete zhvilluesi, madje edhe lojëra. Zhvillimi i GNU-së, i nisur më janar të 1984-s, njihet si Projekti GNU. Mjaft nga programet te GNU-ja janë hedhur në qarkullim nën kujdestarinë e Projektit GNU; këto i quajmë paketa GNU.

Emri “GNU” është një akronim rekursiv i “GNU's Not Unix.” “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet “dru” por duke zëvendësuar dr-në me gn-në.

Programi, që në një sistem të ngjashëm me Unix-in shpërndan burimet e makinës dhe komunikon me hardware-in, quhet “kernel”. GNU-ja përdoret zakonisht me një kernel të quajtur Linux Kjo ndërthurje përbën sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.

Kerneli i vetë GNU-së, The Hurd, u fillua më 1990 (para se të fillohej Linux-i). Vullnetarët vazhdojnë ta zhvillojnë Hurd-in, ngaqë është projekt teknik interesant.

Më tepër të dhëna

Planet GNU Prurje RSS

Free Software Foundation member meetup (Bellingham, WA): FSF executive director John Sullivan and copyright and licensing associate Donald Robertson are going to be in Bellingham, WA, for LFNW... more

Friday Free Software Directory IRC meetup: April 28th starting at 12:00 p.m. EDT/16:00 UTC: Participate in supporting the Directory by adding new entries and updating existing ones. We will be... more

Free Software Directory meeting recap for April 21st, 2017: Every week free software activists from around the world come together in #fsf on irc.freenode.org to help improve the Free Software... more

Për më tepër lajme, shihni Planet GNU dhe listën e hedhjeve më të reja në qarkullim të GNU-së.

Hidhuni Në Veprim

Më tepër zëra

Paketa kuturu e sotme…

GNUnet

GNUnet is a framework for secure peer-to-peer networking. The high-level goal is to provide a strong foundation of free software for a global, distributed network that provides security and privacy. GNUnet in that sense aims to replace the current internet protocol stack. Along with an application for secure publication of files, it has grown to include all kinds of basic applications for the foundation of a GNU internet. (doc)

Përshkrime të shkurtra për krejt paketat GNU

Provoni ndonjë pjesë të GNU-së

Përdorni Windows ose iOS? Bëni hapin e parë drejt lirisë, duke instaluar software të lirë në sistemin tuaj të tanishëm operativ:

SIPËR NË KRYE


[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

The FSF also has sister organizations in Europe, Latin America and India.